Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Policia do garantojë sezonin”, Ministri i Brendshem takon drejtuesit e policisë në Vlorë

schedule14:05 - 21 Korrik, 2023

schedule 14:05 - 21 Korrik, 2023

Nga Vlora, ministri i Brendshëm Taulant Balla, i kërkoi drejtuesve të policisë së këtij qarku, që të garantohet bregdet i sigurtë për pushuesit nga mjetet lundruese. Gjatë takimit që zhvilloi me oficerët e policisë në qytetin bregdetar, Balla theksoi se duhet reagim i menjëhershëm për çdo paligjshmëri.

“Qytetarët janë jo vetem arsyeja pse ekziston Policia e Shtetit, po janë edhe partnerët tanë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie, që nga krimi i organizuar, tek krimi ordiner dhe deri tek krimi ndaj pronës publike dhe asaj private. Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore ndaj të fortëve të lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Ndaj dua nga ju reagim të menjëhershëm”.

Më herët në liqenin e Shkodrës, policia bllokoi 5 varka artizanale që nuk plotësonin kushtet e sigurisë për transportimin e turistëve. Ndërsa në plazhin e Velipojës, u bllokuan 2 mjete lundruese Jet Ski, për mungesë dokumentacioni në bord dhe drejtuesit e tyre u gjobitën me nga 10 mijë lekë secili.

Po në Velipojë policia njoftoi se u prishën 4 korridorë për daljen e mjeteve lundruese në det, që ishin krijuar në mënyrë të kundërligjshme dhe përbenin rrezik për jetën e pushuesve në plazh.

Krahas kontrolleve përgjatë vijës bregdetare, janë kryer edhe në locale që shqetësonin qytetarët me muzikat e larta. Në Dhërmi u ndërhy në dy beach bar-e dhe u sekuestruan pajistet muzikore ndërsa për 2 pronarët e këtyre subjekteve, nisi hetimi për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!