Balla sulmon Pampurin për “protestuesin e vdekur”: Kjo është e vërteta e Astirit

schedule22:46 - 12 Nëntor, 2019

schedule 22:46 - 12 Nëntor, 2019

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka komentuar deklaratën e sotme të ish-deputetes së PD, Oriola Pampuri.

Kjo e fundit për mikrofonin e Abcnews tha se një protestues ka humbur jetën, ndërkohë që disa orë më vonë kërkoi ndjesë për deklaratën e saj.

Sakaq, Balla në një postim në rrjetet sociale shprehet se Lulzim Basha dhe partia e “fake-news”, siç e quan ai nuk kanë turp edhe kur bëhet fjalë për jetën e një njeriu.

Reagimi i plotë:

Lulezim Basha dhe partia e “fake-neës” që gënjyen banorët e Astirit për muaj me radhë, nuk kanë turp edhe kur bëhet fjalë për jetën e një njeriu.

E vërteta e Astirit është:

Qeveria dhe Ministria e Transporteve mundësuan projektimin dhe financimin e një projekti të ri të Unazës

Qeveria siguroi dëshpërblimet për këdo që i takon me ligj dhe aq sa i përcakton po ligji dhe Inspektoriati i Ndërtimit bëri njoftimet në kohë

Bashkia si njësi vendore përfituese e këtij projekti madhor mundësoi zgjidhje për të gjithë banorët që bashkëpunuan për zhvillimin urban të zonës dhe ka planifikuar ndërtimin e të gjitha rrugëve dytësore

Policia e Shtetit rikonfirmoi sot profesionalizmin në situata kur politika e mbrapshtë frymëzon anti-shtetin./abcnews.al