Balla: S’gjej arsye pse PD dhe paterica e saj LSI, kundërshtojnë votën e emigrantëve

schedule10:59 - 28 Janar, 2021

schedule 10:59 - 28 Janar, 2021

Kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla deklaroi se qeveria ka bërë investimet në kohën e duhur duke sjellë edhe mirë-menaxhimin e pandemisë si edhe tërmetit.

Gjithashtu ai theksoi se nuk gjen arsye se pse nuk bien dakord PD dhe LSI që pjesë e procesit zgjedhor të 25 prillit të jenë dhe emigrantët shqiptarë.

“Është detyrim i KQZ të zbatojë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor për dhënien e mundësisë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të votojnë. Vota me postë edhe në SHBA funksionoi më së miri. Edhe në Kosovë në 14 shkurt do të funksionojë më së miri. Nuk gjej arsyeje pse demokratët e paepur, bashkë me patericën LSI, nuk pranoni që vota e shqiptarëve jashtë vendit të mundësohet, është një pikë turpi që e kundërshtoni, por i bën nder zgjedhjeve në Shqipëri”, tha ai.

Balla shtoi se Partia Socialiste  është gjendur pranë çdo familje në vështirësi duke shtuar se pavarësisht vitit të vështirë që u la pas, ekonomia po rimëkëmbet.

“Qeveria ka ndërhyrë në buxhetin e shtetit të 2020 për të bërë shpërblime për pensionistët dhe këtu mbaron. Ne kemi arritur të bëjmë plot punë të rëndësishme publike. Unë jam shumë krenar që qeveria ime dhe qeveria e të gjithë shqiptarëve ka arritur t’i gjendet pranë të gjithë familjeve në nevojë. E vërteta është që më të keqen e kemi lënë pas.

Lexo edhe: Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, Gjuzi: Prej 6 javësh kërkojmë interpelancë me Ramën

Teksa vaksinimi po ecën Shqipëria po buzëqesh, rimëkëmbja ekonomike po ecën mirë dhe buxheti i vitit 2021 është buxheti e i madh sa i përket investimeve publike dhe pse vijmë nga një vit me impaktin më të keq për shkak të covid-19.

Lexo edhe: “Pandemi dhe tërmet”, Denaj në Kuvend: Qeveria Rama reagoi shpejt dhe saktë

280 miliard lekë për rindërtimin japim nga buxheti i shtetit për vitin 2021. Sytë i kemi në ballë, ftoj deputetët e opozitës këtu se ata jashtë nuk do të ftillohen as për 4 vitet të tjera, të shohin proceset që po zhvillohen. Vetëm PS i ka qëndruar fshatit afër si askush tjetër në 30 vite. 9.5 miliardë lekë janë vënë në buxhetin e shteti për pagesën e akcizës”, tha Balla.

Gjithashtu nuk mbeti pa kritikuar kreun e opozitës Lulzim Basha, për të cilin u shpreh se nuk di të punojë.

“Besoj që histori të vjetra të opozitës me bojkote parlamentare kanë marrë fund”, u shpreh ai. I ndalur tek përmbytjet, Balla tha se investimi në kohë tregon se është investuar aty ku duhet.

/abcnews.al/