Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka dhënë një prononcim për mediat pas takimit me ambasadorin amerikan Leonidas Raptakis.
Balla u shpreh ndër të tjera se për herë të parë, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të votojnë për deputetët që duan. Ndërsa shtoi se fleta e votimit, duke qenë se është më vogël, është edhe më lehtë për t’u administruar.
I pyetur nga gazetarja Esiona Konomi nëse Tom Doshi ka ndonjë influencë lokale në Partinë Socialiste, Balla tha se për këtë çështje ka folur në 2015-ën, kur ai u përjashtua nga PS, ndërsa sugjeroi që këtë pyetje t’ia bënin kreut të PSD-së.
“Unë këtë përgjigje kam dhënë në 2015 kur ish-deputeti i PS, Tom Doshi me vendim të grupit parlamentar të PS është përjashtuar dhe dua t’ju them që pyesni kryetari ne partisë së zotërisë lidhur me këtë. Për sa i përket PS-së jo vetëm që ka bërë procese të shkëlqyera të verifikimit të kandidadurave, pasi ndërmori një proces historik për t’iu dhënë vajzave dhe djemve të rinj dhe ekspertëve të fushave të ndryshme që kontributin e tyre për Shqipërinë ta japin përmes përfshirjes në listat e kandidatëve për deputetë të ekipit fitues. Përgjigja e Edi Ramës si kreu i PS, e imja si sekretari i përgjithshëm është brenda strukturave të PS. Në selinë e PS në 2015 ka hyrë dhe Ilir Meta, Petrit Vasili dhe Shpëtim Idrizi, nuk hyj fare në këto diskutime. Sot PS kandidon në zgjedhjet e vitit 2021 pa asnjë aleancë me asnjë parti. E vetmja aleancë janë qytetarët, me të cilët kemi ndërtuar një raport bashkëqeverisje. Ne do të kemi shumë shpejt gati programin tonë të Shqipërisë 2013 me një plan afatshkurtër, 2021-2025 po me objektiva të qarta. Ne jemi në rrugën e duhur për të garantuar një qeverisje të qëndrueshme dhe për të garantuar marrëdhënien tonë kontraktuale me njerëzit e zakonshëm. Për të tjerat pyesni partitë e tjera.”
Ndërsa, sa i përket mosmarrëveshjes për aplikimin e teknologjisë, Balla tha se PS ka qenë e gatshme për ta testuar në një zonë ku procesi nuk do të ndikojë rezultatin e zgjedhjeve por shtoi se nuk e kupton se pse PD e LSI nuk duan që kjo të bëhet në Tiranë.
“Jemi në kushte që nëse i referohemi 2017, kemi PD, LSI apo parive të tjera, që kanë shprehur interesin apo janë regjistruar në zgjedhje. Rëndësi ka të respektojmë masat e vendosura nga komiteti teknik. Na rrofshin votat nëse mjediset, takimet tona politike kthehen në shpërndarës të Covid. Se ku do të testohet teknologjia ta caktojë KQZ.
Sa i përket takimit me senatorit amerikan, Balla tha se marrëdhëniet me SHBA janë në nivelin më të lartë e më të mirë të mundshme. “Falë bashkëpunimit të kryeministrit Edi Rama me administratën amerikane.” sb/abcnews.al/