Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ironizoi protestën e paralajmëruar të shtunën nga opozita, duke thënë se është e para protestë që bëhet për “Babalen” dhe jo për një shqetësim konkret. Në përfundim të seancës së sotme plenare, Balla tha se opozita po shpif me akuzat kundër Xhafës.
“Pasnesër kanë piknikun përpara kryeministrisë. Është unikale në këto 27 vite që një parti politike thirr protestë për “Babalen”. Domethënë këtu janë thirrur protesta për votën e lirë, për skema piramidale e më pas ka pasur lloj-lloj protestash për fakte korruptive të provuara, ndërkohë të thirrësh protestë për “Babalen” këtë mund ta bëjë vetëm Saliu me Lulin dhe kjo është derexheja që ka degraduar PD, por që po merr si një gur të rëndë gjithë opozitën me vete“.