Balla përsërit thirrjen ndaj SPAK: Nisni hetimet për Berishën

schedule10:37 - 13 Shtator, 2022

schedule 10:37 - 13 Shtator, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka folur për mediat pas mbledhjes në selinë e Kuvendit.

Balla u ndal sërish te shpallja “non-grata” e kreydemokratit Sali Berisha nga SHBA dhe bëri sërish thirrje që SPAK të nis hetimet.

“Një kërkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e shtetasit Sali Berisha si një person i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë nga SHBA, vendim mi bazuar në prova. SPAK i duhet t’i japë një përgjigje kësaj çështje, duke e shoqëruar edhe me kërkesën zyrtare që duhet të dërgojë në SHBA. Që ka arritur në këtë konkluzion. Është e papranueshjme që në një shtet aleat Berisha është shpallur non grata për korrupsion dhe në Shqipëri kjo nuk shoqërohet me hetime të thella. S’kam dëgjuar gjë për aferën e ÇEZ dhe Gërdecin, ne respektojmë pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe SPAK. Unë po shpreh këndvështrimin tim që ka ekzistuar para SPAK-ut. Unë kam kallëzuar nga SPAK edhe për OSSHE-ÇEZ dhe për kompleksin Partizani. Deklaratat e politikanëve nuk kanë të bëjnë me shkelje të pavarësisë. Është e vërtetë që pas shumë insistimi kam dhënë deklarimet e mia dhe nga ai moment kam kuptuar që të paktën për kompleksin Partizani ka marrë deklarimin tim”, tha Balla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!