Balla: PD e përfshirë në një puç me video

schedule13:16 - 11 Tetor, 2018

schedule 13:16 - 11 Tetor, 2018

Pasi kryeministri e konsideroi komplot për rrëzimin e qeverisë, numri dy e Partisë Socialiste e ka konsideruar çështjen “Babalja” një puç me video i organizuar nga Partia Demokratike.

“Kryetari ende në detyrë i kësaj partie duhet të vinte të kërkonte ndjesë publike për përfhsirjen e turpshme të një prej partive më të mëdha të këtij vendi. Dhe kontakti i tyre me partinë demokratike sipas materialeve të prokurorisë është deputeti, koordinatori i Lulzimit, Ervin Salianji, i cili ka qenë dhe personi, i cili ka vënë në shërbim edhe gazetarin Jetmier Olldashi dhe që po aq e rëndë është nga ajo që është bërë publike, që ky gazetar paskësh punuar apo pjesë e infiltrimit edhe nga SHISH. Kjo e bën edhe më të rëndë të gjithë këtë histori puçi ku në krye të saj është Partia Demokratike e Shqipërisë”, u shpreh Balla.

Nga salla e seancave plenare ku opozita mungoi, Taulant Balla tha se videoregjistrimi i Alizotit është gatuar në selinë blu.

“Edhe transmetimi i pretenduar për të hedhur poshtë provën përforcon dyshimin e kësaj maskarade të dakordësuar mes një deputeti të PD-së nën hyqmin e Lulzim Bashës dhe dy personazheve”, theksoi kreu i grupit parlamentar të PS-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!