Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla para qytetarëve: Na duhet vota historike e Peqinit për Edi Ramën kryeministër

schedule12:51 - 19 Prill, 2021

schedule 12:51 - 19 Prill, 2021

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka qenë i pranishëm në takimin elektoral në Peqin, ku u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Balla ka thënë se nuk mund të rikthehen ata që ishin në pushtet në vitin 2013 pasi sipas tij edhe ndihma ekonomike ndahej sipas përfaqësive elektorale.

“Bereqet. Siç i ka hije. Për të kthyer vëmendjen në Peqin të gjithë banorët do vazhdojmë të investojmë edhe më shumë. Është shumë pak kjo që kemi arritur. Ne kemi bërë politika mbështetëse për fermerët. Por kjo duhet të vazhdojë. Dhe ajo që na duhet është mbështetja juaj. Mos harroni se në 2013. Edhe ndihma ekonomike ndahej sipas teserave të partisë. Ne kemi arritur që mësuesit e infermierët ti lëshojmë nga politika. Na duhet vota historike e popullit të Peqinit për Edi Ramën kryeministër. Votoni për Partinë Socialiste.” tha Balla. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!