Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla ka inspektuar vazhdimin e punimeve në rrugën Cërrik-Grekan, një aks i cili jo vetëm u shërben dhjetëra fshatrave të zonës, por shkurton ndjeshëm distancën e Tiranës dhe Elbasanit me Beratin.
Zhvillimi i agroturizmit është një nga synimet kryesore të Qeverisë Shqiptare dhe zona e Belshit është një nga destinacionet më të bukura dhe fatkeqësisht më pak të eksploruara për shkak të mungesës së infrastrukturës.
Shumë shpejt pritet që t’i jepet rrugë edhe lotit të 3 të projektit të qendrës së qytetit të Belshit, i cili parashikon shëtitoren përreth liqenit duke e shndërruar atë në një unazë turistike të qytetit. /abcnews.al