Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Balla në 20-vjetorin e strukturave të PS në Athinë: Në zgjedhjet parlamentare 2029, thellojmë fitoren në Diasporë!

schedule12:39 - 15 Mars, 2026

schedule 12:39 - 15 Mars, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtues politik për Diasporën Taulant Balla, zhvilloi një vizitë në Athinë me rastin e 20-vjetorit të krijimit të strukturave të Partisë Socialiste në Greqi.

Në takimin festiv morën pjesë drejtues dhe anëtarë të Partisë Socialiste ndër vite, të cilët kanë kontribuar në organizimin dhe forcimin e strukturave të partisë në diasporë. Gjatë aktivitetit u vlerësua puna dhe angazhimi i tyre në betejat dhe sfidat elektorale, si dhe roli i rëndësishëm që diaspora shqiptare në Greqi ka pasur në proceset politike dhe demokratike të Shqipërisë.

Balla shprehu mirënjohjen për kontributin e të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste në Greqi, duke theksuar se organizimi i diasporës mbetet një prioritet i rëndësishëm për forcimin e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.



Të pranishmit në takim i përshëndeti edhe Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi. Në videon e tij përshëndetëse Kryeministri Edi Rama i falenderoi “sidomos për rezultatin fantastik (11 Maj 2025), që pa ju, nuk do të ishte realizuar kurrë në zgjedhjet e shkuara, ku për herë të parë, ju dhe shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë morën pjesë pa qenë nevoja të lëvizin nga vendndodhja e tyre, jashtë vendit”.

Në kuadër të këtij përvjetori, u bë me dije se do të nisë edhe një fazë e re anëtarësimesh në strukturat e Partisë Socialiste në Greqi, me synimin për të rritur më tej angazhimin e komunitetit shqiptar në proceset politike dhe veçanërisht në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2029.

Në përfundim të fjalës së tij, Balla theksoi se Partia Socialiste do të vijojë të zgjerojë organizimin në diasporë kudo ku jetojnë shqiptarë, duke e konsideruar diasporën një partner të rëndësishëm në zhvillimin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!