Balla: Meta ishte zgjedhje e gabuar, presidenti duhet që të pranohet nga të gjithë

schedule10:48 - 5 Maj, 2022

schedule 10:48 - 5 Maj, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla këtë të enjte ka përsëritur sërish zgjedhjen e një presidenti përfaqësues për të gjithë.

Balla në deklaratën e tij për mediat ka theksuar se raundi i parë i 16 majit pritet që të sjellë rezultate pas dialogut të bërë një ditë më parë me tre grupet parlamentare të opozitës, për tu dhënë shqiptarëve një president përfaqësues për të gjithë.

“Siç jeni në dijeni raundi i parë do të zhvillohet me 16 maj dhe koha është e mjaftueshme me premisën e mirë të nisur dje në konferencën e kryetarëve në një dialog të hapur dhe transparent me të tre grupet parlamentare të opozitës për ti dhënë Shqipërisë një president për të gjithë shqiptarët”, është shprehur Balla.

Ndërkohë pyetjes nëse do të të miratonin një president nga PD-ja, Balla është shprehur ndër të tjera se kurrsesi nuk mund të jetë një president nga opozita siç ishte Ilir Meta një zgjedhje e gabuar.

Një president nga opozita siç ishte Ilir Meta ishte zgjidhja më e gabuar, siç ne e kemi thënë se nuk duam një president nga Partia Socialiste. Mendoj që presidenti i mirë duhet që të pranohet nga të gjithë shqiptarët, sipas Kushtetutës që përfaqëson unitetin e të gjithëve”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!