Kreu i grupit Parlametar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se, mazhoranca ka marrë inisiativën për të zgjeruar hetimin për shkeljet kushtetuese të Presidentit, dhe se do ti drejtohen Komisionit të Venecias lidhur me ngërcin e krijuar për Gjykatën Kushtetuese.
Balla gjithashtu nuk komentoi vendimin e KPA ditën e sotme, për shkarkimin nga detyra të Besnik Muçit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe tha se institucionet e drejtësisë duhet të kenë persona që nuk kanë asnjë lloj mangësie për pastërtinë e figurës.
“Kemi marrë iniciativën për të zgjeruar hetimin për shkeljet kushtetuese të presidentit Meta. Do t’i drejtohemi Komisionit të Venecias për ngërçin që është krijuar për Gjykatën Kushtetuese. Kemi besim se Komisioni i Venecias do të japë opinione objektive lidhur me këtë çështje. Nuk komentojmë vendimet e KPK dhe KPA, pasi ato janë vendime të autoriteteve kushtetuse. Politikanët duhet të heshtin sa herë që vettingu pastron drejtësinë nga elementët që kanë lidhje me krimin. Më mirë një Gj.Kushtetuese me 4 anëtarë, se sa me shejtanin brenda. Do ishte qesharake që Muçi të qëndronte ende në Gjykatën Kushtetuese. Institucionet e reja të drejtësisë duhet të kenë persona që nuk kanë asnjë lloj mangësie në pastërtinë e figurës. Ashtu siç kemi thënë Emërimi i Xhaferllarit është një dekret i paligjshëm për Kuvendin e Shqipërisë“, tha Balla./abcnews.al