Balla: Me heshtjen e tij historike Basha konfirmon të vërtetën e asaj që ndodhi në Krushë

schedule13:30 - 17 Nëntor, 2020

schedule 13:30 - 17 Nëntor, 2020

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka nxjerrë një dokument të Lulzim Bashës që ia ka dorëzuar Kuvendit kur u bë deputet që ka deklaruar vetë që ka qenë përgjegjës operacional i zyrës së Gjykatës ndërkombëtare për krime lufte.

“Së pari dua të informoj që kjo nuk është një çështje e një karakteri personal me Bashën, por e një morali të munguar nga ana e Bashës për t’i dhënë përgjigje disa çështjeve që nëse do merrte pak kohë, duhet t’i sqaronte.

Ne do e kishim bërë që në momentet e para, do iu vë në dispozicion një dokument që na e ka vënë Basha në Kuvend, që thotë që në 1999 ka punuar si përgjegjës operacional i zyrës së Gjykatës ndërkombëtare për krime lufte, diçka që Basha e ka thënë dhe e ka deklaruar me dijeni të plotë dhe rezulton që e ka kontaktuar dhe bindur Milaim Bellanicën që t’i dorëzojë atë provë të rëndësishme që do hidhte dritë mbi masakrën e Krushës dhe nuk gjej dot shpjegim pse analistët e Bashës priren që të bindin opinionin publik se masakra e Krushës është sqaruar, fajtorët e Krushës nuk janë ndëshkuar.

Komisioni të mbledhë fakte mbi disa çështje që lidhen me Shqipërinë. Pse u kujtuam tani? Sepse duhet kuptuar qartë që deri pa u ngritur akuza përkundrejt komandantëve, diskutohej se kjo çështje ishte sqaruar njëherë e përgjithmonë. Lulzim Basha ka një çështje të karakterit moral në këtë situatë dhe në asnjë moment nuk është objekt i punës sonë Lulzim Basha, ai me heshtjen e tij historike konfirmon të vërtetat”, tha Balla.

LEXO edhe: Akuzat ndaj Bashës për Luftën, Mustafa: Të pavërteta, Specialen nuk na e bëri as ai e as Berisha

Pyetjes së gazetares së “ABC” Esiona Konomi, për të dhënë një koment në lidhje me reagimin e ish-kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa i cili deklaroi se ishte shumë e rëndë që në vitin 2020 “zbulohet” se dikush nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK-së, Balla tha:

“Nuk hy në debate me politikat e Kosovës, ka axhendën e saj ne e kemi për detyrë që të ndihmojmë që akuzat për ish- luftëtarët e UCK duhen zbardhur., Nuk di si ka pasur mundësi që një gjykatë vendosre të ngrejë akuza për krime që kanë ndodhur në Shqipëri dhe në këtë këndvështrim zbardhja sa më parë mendoj që është në dobi të qartësimit se nuk ka pasur krime lufte nga UCK në territorin shqiptarë, sikurse jam i bindur që s’ka pasur as në territorin e Kosovës”. 

n.d./abcnews.al