Balla: Kur flet Komisioni i Venecias të gjithë duhet të heshtin

schedule14:14 - 9 Tetor, 2019

schedule 14:14 - 9 Tetor, 2019

“Të gjithë të respektojmë vendimin e Komisionit të Venecias dhe procedurën ligjore që do ndjekë më pas Komisioni i Venecias për shkeljen e rëndë kushtetuese të Presidentit”. Kështu u shpreh pak para nisjes për në Venecia, Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Në një deklaratë për mediat Balla tha se çdo tentativë për t’i hequr popullit të drejtën për të zgjedhur është shkelje e rëndë.

“Janë parashtruar në kërkesë dhe që në këtë moment të ishte mirë që të gjithë të respektojmë vendimin e Komisionit të Venecias dhe procedurën ligjore që do ndjekë më pas Komisioni i Venecias për shkeljen e rëndë kushtetuese të Presidentit.

Kërkesa jonë bën fjalë për shkelje të rëndë të kushtetutës. Çdo tentativë për t’i hequr popullit të drjetën per të zgjedhur është shkelje e rëndë”.

Si një prej palëve të ftuara në Komisionin e Venecias, Balla iu përgjigj kritikave dhe se ky komision është organi dhe ekspertiza e gjithëpranuar, jo vetëm në Evropë, por më gjerë. Ai solli në vëmendje meritën e Komisionit të Venecias në shtetbërjen dhe kushtetutën e Shqipërisë.

“Kam dëgjuar një lumë kritikash kundrejt Komisionit të Venecias dhe dua t’i them kujtdo dhe ndonjërit që fjalën shkollëpak e përdor se Komisioni i Venecias është organi, ekspertiza e gjithëpranuar jo vetëm në Evropë, por më gjerë dhe kur Komisioni i Venecias flet të gjithë duhet të heshtin dhe Komisioni i Venecias ka një meritë të veçantë të historisë së shtetbërjes dhe kushtetutës së Shqipërisë. Kujtoj që kjo Kushtetutë ka ka marrë dhe ka qenë pjesë e një procesi ekspertize dhënë nga komisioni i Venecias. Të gjithë duhet ta presin me respekt verdiktin e Komisionit të Venecias dhe kush u zotua të mbajë fjalë, të mbajtë fjalën”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!