Balla kontroll në befasi industrive në Elbasan

schedule13:22 - 21 Prill, 2018

schedule 13:22 - 21 Prill, 2018

Uzinat e Kromit dhe Rafineria e Naftës në Elbasan janë gjetur në befasi nga deputetët socialistë të qarkut të Elbasanit. Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla, publikisht i ka kërkuar Ministrit të Mjedisit Blendi Klosi të marrë masa ndaj këtyre kompanive që ndosin mjedisin, por edhe ndaj Inspektoriatit të Mjedisit, i cili sipas tij nuk bën detyrën.

Pasi i kishte paralajmëruar se po ndotin mjedisin, vendosi t’i zërë në befasi uzinat e Kromit dhe Rafinerinë e Naftës në Elbasan.

Duket se deputetit të Parisë Socialiste, Taulant Balla, i është sosur durimi. Ai i kërkon publikisht Ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi, të marrë masa.

Taulant Balla: “I kërkojmë ministrit të Mjedisit Blendi Klosi, por edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Imspektoriatit të Mjedisit marrjen e masave emergjente. Nuk mund të tolerohet 1 vit afat për të vënë në punë pluhurkapëset. Duhet të jetë e kundërta, të vendosen pluhur kapëset pastaj të fillojë puna. Në këtë drejtim ne do të jemi armiqtë tuaj kryesorë, nëse nuk respektoni mjedisin, si deputetë të Elbasanit dhe do të jemi mbështetësit tuaj më të mëdhenj, nëse respektoni rregullat.”

Edhe kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini iu bashkua thirrjes, pasi sipas tij ajri i qytetarëve nuk mund të ketë afate 1 apo 2 vjeçare.

Qazim Sejdini: “Në emër edhe të Këshillit Bashkiak i drejtohem ministrit të marrë masa për heqjen e licensës të gjithë atyre firmave që nuk plotësojnë kushtet dhe standardet kombëtare e ndërkombëtare”.

Deputetët socialistë të Elbasanit denoncojnë Rafinerinë e Naftës jo vetëm si ndotëse të ajrit. Situata është akoma më e rëndë sipas tyre pasi mbetjet e naftës derdhen në kanalet e kullimit të arave bujqësore dhe më pas në Shkumbin. Kjo për socialistët është një vepër penale tepër e rëndë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!