Kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla argumentoi nga foltorja e Kuvendit pasojat e dekretit të Presidnetit Ilir Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve. Sipas tij kriteret që përcaktojnë datën e zgjedhjeve, nuk mund të bazohen në interesa politike. Dekreti bie në kundërshtim të hapur dhe flagrant me procedurën dhe Kodin Zgjedhor.
“PD dhe LSI kanë bërë presion për të mos u regjistruar në zgjedhje dhe Presidenti e di që pengimi i të drejtës së një subjekti zgjedhor është akt i dënueshëm me ligj që shkon në 5 vite burg.
Dekreti ka pasojë të drejpërdrejtë të tij pika3 neni 1 i Kushtetutës se qeverisje pa zgjedhje nuk mund të ketë. Dekreti bie në kundërshtim me Kodin Zgjedhor se synon zhbërjen pa shkak ligjor të procesit zgjedhor i cili është konsumuar në 90% të ecurisë së tij.
Dekreti i 10 qershorit nuk mund të nxirret dhe nuk mund të zbatohet se është i pavlefshëm.
Dekreti bie në kundërshtim të hapur dhe flagrant me procedurën dhe Kodin Zgjedhor.
Me mbarimin e mandateve vendi nuk ka më as këshilltarë dhe as kryetar bashkie. Akti i Presidentit është i pavlefshëm.
Ai ngarkon me ekzekutimin e tij KQZ, e cila nëse e zbaton atë shkel rëndë kodin zgjedhor. Ky është një diskutim që duhet të jetë pjesë e debatit në këtë seancë”. /abcnews.al