Balla i përgjigjet opozitës: Kryeprokurori u zgjodh sipas ligjit

schedule13:41 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 13:41 - 18 Dhjetor, 2017

Për kreun e ligjvënësve socialistë Taulant Balla procesi i zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të përkohshëm ishte në respektim të frymës së ligjit.

‘Si të mësuar me vjedhje, Monika vodhi disa karta deputetësh socialist. Është ves i keq nuk ua heqim dot, nuk drejtohen ata, e kanë këtë pjesë me fut duart në xhepa. Karta elektronike është tërësisht e bazuar në rregulloren e Kuvendit. Në ato kushte kur salla ishte e mbuluar me tym mund të ketë gabuar. E rëndësishme është që Shqipëria sot ka një kryeprokuror të përkohshëm. Ky është një vendim i Kuvendit,  dhe ka vlefshmëri të plotë juridike”- u shpreh Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!