Pas përfundimit të seancës parlamentare, kreu i deputetëve socialistë Taulant Balla ka kundërshtuar edhe njëherë deklaratën e Bashës se Gjermania do i thotë “jo” hapjes së negociatave me Shqipërinë. Balla tha se e kundërta ëshët e vërtetë, ndërsa opozita veçse po përpiqet ta pengojë këtë proces.
“Për turpin e tij të radhës merr përsipër të flasë për koalicionin qeverisë gjerman. Qeveria gjermane është promotorja më e madhe, më mbështetëse ndaj hapjes së negociatave. Në Bundestagun gjerman ka një manzhorancë në favor në 28 qershor. Pëpjekja e Lulzim Bashës sikurs shkruan media austriake “Der Standard” që opozita po pengon hapjen e negociatave në dëm të Shqipërisë, por kjo përpjekje nuk ka arritur të dëmtojë këtë proces të rëndësishëm. Mund të ketë edhe jo, por që lejon fillimin e punës përgatitore”. /abcnews.al