Balla dhe Spaho zhvendosin betejën shqiptare në Bruksel

schedule18:02 - 21 Nëntor, 2017

schedule 18:02 - 21 Nëntor, 2017

Kreu i grupit parlamentar socialist kërkoi mbështetjen e socialistëve europianë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Taulant Balla u takua me presidentin e PSE-së, Sergei Stanishev, i cili ka vlerësuar rezultatet e qeverisë në luftën kundër kanabisit. “Shqipëria është në rrugën e duhur, dhe reformat e ndërmarra nga Edi Rama dhe Partia Socialiste janë garanci për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, i ka thënë Stanishev, Ballës. Por nga ana tjetër, është homologu i tij demokrat, Edmond Spaho që i ka bërë thirrje Parlamentiti Europian se në Shqipëri duhet luftë e fortë ndaj kanabizimit të vendit, krimit të organizuar dhe për organizimin e zgjedhjeve të lira. Sipas tij ato janë parakusht për integrimin europian. Tre kryetarët e grupeve parlamentare ndodhen në Bruksel në një konferencë të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor./abcnews.al