Balla: Askush të mos guxojë të pengojë zgjedhësit të votojnë

schedule12:40 - 17 Maj, 2019

schedule 12:40 - 17 Maj, 2019

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së  Taulant Balla, duke folur nga Elbasani, paralajmëroi për ndëshkime sipas Kodit Penal, për të gjithë ata që do të guxojnë të pengojnë shqiptaret të shkojnë në kutitë e votimit në 30 Qershor.

Dita e zgjedhjeve për socialistët po afron. Që nuk kanë ndërmend të tërhiqen e përsërisin nga çdo qark që prezantojnë kandidatët për kryebashkiakë. E tha edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga Elbasani.

Balla: “Kodi Zgjedhor parashikon që 30 qershori është afati i fundit për zgjedhjet vendore. Është shumë e rëndësishme që ne t’i përmbahemi respektimit të parashikimeve të Kodit Zgjedhor përsa i përket zhvillimit të fushatës. Zgjedhjet do të zhvillohen”.

Cenimi i kutive të votimit dënohet më burg. Është mirë që ta dëgjojnë të gjithë ata që e kanë çuar nëpër mend i këshillon Taulant Balla.

Balla: “Kush guxon të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm të shkojë për të ushtruar të drejtën e vet, Kodi Penal është i qartë. Të gjithë e dinë se çfarë i pret nëse guxojnë të pengojnë një zgjedhës të shkojë të votojë, nëse guxojnë të dëmtojnë një qendër votimi, apo një material votimi”.

Drejtuesi Politik i PS në Qarkun e Elbasanit Taulant Balla në prani të kandidatit për kryetar në zgjedhjet e 30 Qershorit Gledian Llatja, prezantoi listën e 51 kandidatëve për këshilltarë të PS në Këshillin Bashkiak të Elbasanit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!