Balerini Eltjon Merja: Edhe unë kam rënë pre e bullizmit

schedule17:12 - 11 Shkurt, 2019

schedule 17:12 - 11 Shkurt, 2019

Balerini Eltjon Merja ka sjellë për 60 minuta, sëbashku me trupën shtetërore, emocionet e njeriu gjatë jetës . Dhuna në familje, bullizmi dhe frikërat e njeriut vijnë përmes baletit bashkëkohor “Dhoma 12”. Balerini thotë se kjo pjesë e ka prekur shumë, pasi edhe ai vetë ka përjetuar bullizmin në jetë.

Balerini Eltjon Merja për 60 minuta sëbashku me trupën e baletit të TKOB sollën emocionet e njeriu gjatë jetës . Dhuna në familje, bulizmi  dhe  frikërat e njeriut përshkuan baletin kontemporane “Dhoma 12”. Meraj  thotë se  kjo pjesë e ka prekur shumë, pasi edhe ai vetë ka përjetuar disa gjendje në jetë si bullizmin.

Janë 12 dhoma dhe një derë me të cilën u pëball për 60 minuta kryepersonazhi i baletit kontemporan Eltjon Merja. Sa herë që ajo hapet nënkupton kalimin nga njëra dhomë në tjetrën, duke sjellë emocione nga më të ndryshmet që kalon njeriu gjatë jetës së tij . Por pjesë e performancës bëhen edhe “muret” e dhomës,  me të cilët balerini shpesh përplaset, herë duket se dorëzohet, por më pas gjen forcën brenda vetes duke i kapërcyer

Dhuna në familje, bulizmi, frikërat e njeriut, apo inspirimet gjatë krijmtarisë ishin tematikat ëe rroku baleti “Dhoma 12”.

Për tri net rrjesht rrëmbeu vëmendjen e spektatorit tek  “ArTurbina”. Kjo shfaqje riktheu koreografët Manjola Hasani dhe Esdalin Gorani pas 10 vitesh në Teatrin e Operas dhe Baletit .

Kryepersonazhi , nuk është thjeshtë artisti, por  njeriu i cili u jetësua nga balerini Eltjon Merja, i cili sëbashku me trupën e Teatrit të Operas dhe Baletit zbërthyen dramën e njeriut

Gjithçka ndodh përmes 12 dhomave , por teksa e vë të zgjedhësh në vështirësitë e fenomeneve që paraqesin dhomat ai thotë se është ajo e bullizmit të cilën e ka përjetuar edhe vetë.

Balerini Eltion Merja solli në skenë historinë e njeriut që jeton, rrëzohet, prek fundin pastaj gjen forcën për t’u ngritur sërisht.

Balerini për 60 minuta në skenë përballoi ndryshimin e gjendjes shpirtërore të personazhit, duke reflektuar tek publiku momentet shpresëdhënëse si dhe ato më dramatike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!