Balaj “e fton” në Austri, Roshi hajdut? Batutë epike e fierakut

schedule18:18 - 13 Prill, 2020

schedule 18:18 - 13 Prill, 2020

Bekim Balaj dhe Odise Roshi ndodhën së bashku në Austri, aty ku pa kalojnë karantinën.Fieraku nuk mund të fluturonte drejt Shqipërisë dhe ka qëndruar me shkodranin. Sulmuesi e mban gjithmonë derën hapur për mikun e tij. “Roshi vjen tek unë pa pyetur”, shprehet Balaj, i cili flet për eksperiencën e tij me Sturm Graz në Austri. “Ndihem mirë këtu, pasi kam luajtur rregullisht që në fillim. Duke luajtur edhe më pranë golit je”, shton sulmuesi shkodran.

LËVIZJET – Balaj u largua nga Akhmat Grozny dhe Roshi shprehet kështu për këtë lëvizje: “Ekipi ka çaluar në sulm me ikjen e Bekimit. Edhe çunat flisnin, pse iku. Ndoshta ka bërë largimin e duhur, pasi është i lumtur këtu. Unë në Austri? Pse jo. Unë i shoh ndeshjet. Tani duhet edhe pak fat”. Një kalim i Roshit në Austri?  “Është stërvitur me fanellën e Sturm. Unë e kam pasur këtë, që ku kam shkuar ka ardhur edhe Roshi prapa (qesh)”, deklaron Balaj me shaka.

 

GOLI NË PORTUGALI DHE NJË BATUTË – Fitorja në Portugali ishte vendimtare në kualifikimin e Shqipërisë në EURO 2016 dhe të dy lojtarët ishin protagonistë. “Kur fola me Bekimin para ca ditësh, ‘I thashë, e mban mend që të thashë që do jesh njeriu i ndeshjes’. Pjesën e parë kishte raste, bëri katër sulme nga krahët unë. Në të dytën shënoi një gol legjendar kundër Portugalisë”.

Ekzekutimi , apo asistimi? Të dy lojtarët tregohen modestë. “Ekzekutimi ishte gjëja më e mirë”, thotë Roshi, ndërkohë që më pas flet edhe Balaj. “Pa një kros të mirë, nuk do ishte ai ekzekutim”, shton shkodrani. Një tifoz e ngacmon nga “Facebook”, teksa i thotë Roshit, pse nuk u bërë hajdut, se me shpejtësinë që ke, nuk do të kapte kurrë policia. Fieraku përgjigjet: “Nuk ka shumë lek hajduktlliku, prandaj zgjodha futbollin”.

RIKTHIMI NË SHQIPËRI – Gjatë emisionit “Fan Zone”, në Supersport, ata folën edhe për një rikthim të mundshëm në Superiore. “Tirana është e distancuar dhe është pretendente për titull. Në |Shkodër themi se nuk ka më mirë se në shtëpinë tënde. Më mirë se te Vllaznia nuk do ishte askund tjetër. Do doja t’i ndihmoja, jo për të mbyllur karrierën”, shprehet Balaj, ndërkohë që edhe Roshi thekson se Tirana është favorite për titull, ndërkohë që zbuloi se do donte të luante me një nga skuadrat e kryeqytetit. /abcnews.al