Bakllavaja me kajmak, pastiçieri në Fier rrëfen si krijoi ëmbëlsirën që po i “çmend” të gjithë

schedule20:41 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 20:41 - 30 Dhjetor, 2023

Krijimi i një recete të re dhe origjinale kërkon kohë. Neritani thotë se beri disa eksperimente deri në rezultatin final.

Me përbërësit dhe kombinimin e duhur, shija e bakllavasë me kajmak nuk ngjan me asnjë ëmbëlsirë tjetër. Në fakt ky ishte qëllimi, kush e provon e konsumon deri në fund pa pendesë. Klientët dhe porositë vijnë nga i gjithë vendi, ndërsa bakllavaja me kajmak konsumohet në çdo stinë.

Neritani, e trashëgoi zanatin nga i ati, pastiçieri i famshëm Halit Rustemi. Ishte koha kur ëmbëlsirat bëheshin vetëm me përbërës bio.

Receta e bakllavasë me kajmak është sekret, por mjeshtri Rustemi rrëfen disa detaje nga procesi i prodhimit të saj.

Kjo është një recetë unike dhe e guximshme sepse kërkon përsosmëri gjatë gjithë përgatitjes.

Besnik i traditës, por eksplorues i shijeve te reja, Neritan Rustemi ka krijuar disa receta origjinale ëmbëlsirash mes të cilave spikat bakllavaja me kajmak.

/abacnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!