Merkato e Milanit është bazuar te Chelsea momentalisht. Kampionët e Europës kanë një kontingjent të pasur lojtarësh, të gjithë nuk mund të luajnë dhe të jenë të kënaqur, kështu që së shpejti do të nisin “spastrimet”.
Kuqezinjtë janë gati të përfitojnë dhe dëshirat janë tre: Oliver Giroud, Hakim Ziyech dhe Tiemoué Bakayoko. Ky i fundit ka provuar të veshë fanellën e “Djallit” gjatë sezonit 2018-2019 dhe ka mbetur shumë i lidhur me Milanin.
Ndjesi që konfirmohen për Calciomercato nga agjenti i mesfushorit 26-vjeçar, Andy Bara. “Milani është një ekip i madh. Nëse do të krijoheshin kushtet për t’u rikthyer, do të bëjmë gjithçka që të ndodhë ky operacion.
Milani po kërkon një mesfushor me karakteristika të tilla, mendoj se mund të na vijë ndonjë propozim nga Maldini dhe Massara. Të dy e njohin shumë mirë dhe, pavarësisht se kartonin e tij e zotëron Chelsea, ekziston mundësia e kalimit në Serie A
Nuk besoj se do të ketë më huazime, kontrata nuk i lejon më lëvizje të tilla. Ka miqësi mes Milanit dhe Chelsea, nëse duan të bëjnë diçka do ia dalin pa probleme“, deklaroi menaxheri i Bakayokos. /abcnews.al