Bajrush Xhemajli i përgjigjet Haradinajt në ABC: Nuk kemi vënë vija të kuqe me asnjë parti

schedule21:25 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 21:25 - 16 Dhjetor, 2020

Bajrush Xhemajli në PDK i është përgjigjur në emisionin Ballkan deklaratave të bëra nga ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj lidhur me postin e presidentit të Kosovës. Ai deklaroi se deklaratat e Haradinajt kanë qenë të pamatura duke theksuar se votat e partisë së tij nuk do shkojnë për të.

“Haradinaj ka bërë disa deklarata të pamatura. Kështu është për të ardhur se një lider që pretendon të jetë lider duhet të jetë unifikues. Me votën tonë është bërë kryeministër dhe vetë ka dhënë dorëheqjen. Ai tani thotë se nuk ka punë me Hagën. Ne votat nuk ia japim Haradinajt. Ai e ka bërë vetë këtë punë që unë dua të bëhem dhe nëse nuk bëhem shkojmë në zgjedhje.

Nuk jemi ulur në tryezë. Kemi pasur takime me LDK-në. Jam takuar me Isën. Ata kanë deklaruar se ne na takon. Edhe Nisma thotë se ne na takon. Por votat nuk dalin. Haradinaj e ka një kartë që shantazhon”, deklaroi Xhemajli.

Ai theksoi se partia e tij nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me asnjë forcë politike, ndërkohë që shtoi se nuk i kanë vënë askujt vijë të kuqe. “Me Vetëvendosjen nuk kemi komunikim real. Besoj që e drejta e çdokujt është por disa shenja janë që mes saj dhe AAK-së ka bashkëpunim. Por që gjitha shenjat të çojnë në atë drejtim.

Mendoj që Haradinajn e bën dikush president prej Vetëvendosjes. Ata janë parti më vete.  Në zgjedhje besoj do hyjmë siç kemi hyrë. Nuk i përjashtojmë koalicionet. S’i kemi vënë kujt vijë të kuqe. Nuk është mirë në politikë me mbyll dyert”, u shpreh ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!