Bahreini, vendi i dytë që miraton vaksinën anti-Covid Pfizer

schedule12:14 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 12:14 - 5 Dhjetor, 2020

Bahreini  ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech.

Sipas Al Jazeera, Bahreini është bërë vendi i  dytë në botë që ka dhënë autorizimin e përdorimit emergjent të kësaj vaksine; Mbretëria e Bashkuar ishte e para.

“Bahreini ka aprovuar vaksinën Pfizer/BioNTech, që do të përdoret për grupet më të rrezikuara nga COVID-19”, tha Autoriteti Kombëtar i Rregullatorit të Shëndetit të Bahreinit (NHRA).

Mirëpo, vendi nuk dha detaje për numrin e vaksinave të porositura apo ndonjë informacion se kur do të fillonte vaksinimi.

Bahreini ka regjistrur deri më tani 87 mijë të prekur nga koronavirusi si dhe 341 viktima./abcnews.al