Bac, u kry! Robin Krasniqi, kampioni shqiptar që kompletoi misionin e pamundur

schedule20:29 - 15 Tetor, 2020

schedule 20:29 - 15 Tetor, 2020

Robin Krasniqi u bë kampioni i ri i botës, në WBA (regular – i thjeshtë) dhe IBO. Djaloshi nga Juniku i Kosovës u bë shqiptari i parë që arriti t’i fitojë këto dy tituj, madje e bëri pa qenë favorit dhe i habiti mediat në Gjermani.

Boksieri shqiptar u përball me gjermanin Dominic Boesel në “GETEC Arena” të Magdeburgut dhe ia doli të triumfonte në raundin e tretë me “KO”. Disa ditë pas këtij triumfi, Robin Krasniqi u rikthye në Shqipëri dhe sot, ka publikuar një foto në Instagram.

“Bac u kry!”, shkroi Krasniqi krahas fotot të tij, ku shihet se mban dy titujt e fituar dhe figura e shquar e Adem Jasharit pas tij. Një kampion!/abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CGXuXklJFi4/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!