Babis në prag të gjykimit, piloti këmbëngul se nuk e planifikoi vrasjen e gruas

schedule15:47 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 15:47 - 18 Dhjetor, 2021

Krimi që tronditi të gjithë Greqinë është tashmë në prag të gjykimit. Piloti 33-vjeçar po përgatit linjën e tij mbrojtëse.

Babis Anagnostopoulos, akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore dhe abuzim me kafshët (krime) por edhe për akuzë të rreme (sepse ka bërë të dyshuar të tjerë për veprimet e tij) dhe për dëshmi të rreme të vazhdueshme.

Për vrasjen 33-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm dhe për veprën e keqtrajtimit të kafshëve deri në dhjetë vjet. Ndërsa për dëshminë e rreme të vazhdueshme, dënimi i parashikuar është deri në tre vjet, ndërsa për veprën e kallëzimit të rremë mund të dënohet deri në një vit. Seanca nuk do të zgjasë, pasi në listën e dëshmitarëve që do të dëshmojnë në gjykatë nuk ka shumë persona, ku më të rëndësishmit janë punonjësit e policisë që do të përshkruajnë atë që kanë parë në banesën e çiftit, por edhe mjekët. Sipas raportit, vdekja e 20-vjeçares Caroline ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 11 majit.

33-vjeçari nuk ka ndërmend të ankimojë vendimin. Ai mësohet se ndodhet në një gjendje të keqe psikologjike në qeli. Babis këmbëngul se ngjarja ndodhi menjëherë dhe nuk e kishte planifikuar.

Sipas informacioneve, piloti 33-vjeçar në momentin e gjykimit do t’i qëndrojë besnik vijës mbrojtëse që kishte bërë gjatë marrjes në pyetje, pra se nuk kishte planifikuar krimin dhe se nuk kishte asnjë motiv për ta kryer. Në fakt, ai do të shprehë keqardhjen për atë që bëri dhe do të theksojë, siç bën tashmë në burg, se prioriteti i tij absolut është t’i ofrojë më të mirën vajzës së tij, Lidias së vogël , e cila tani po rritet me prindërit Caroline në Alonissos. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!