“Babë e bir” në protestë, Flor Binaj dhe Xhoda thirrje për artistët: Na kritikuan se jemi të vetmit që kemi ardhur

schedule12:04 - 12 Mars, 2022

schedule 12:04 - 12 Mars, 2022

Sot është dita e katërt e protestës së qytetarëve përpara Kryeministrisë, të cilët po kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Mes tyre është edhe aktori Flor Binaj, i cili i ka bërë thirrje të gjithë artistëve në Shqipëri të bashkohen në protestë për të ardhmen e fëmijëve.

“Unë jam kritikuar shumë se kam qenë ndër të vetmit artistë që kam dal të protestojë. Do doja shumë që ashtu si na u bashkua Marin Mema të na baashkohen shum figura publike në Shqipëria”, tha Flori.

Më tej ai zbuloi se nuk është vetëm, por sot në protestë ka ardhur edhe Xhoda, me të cilin janë një dyshe e pandarë përmes roleve të “Babait e djalit”.

“Jam pjesë e kësaj proteste se kjo është pjesë e popullit dhe jo e partive politike, ashtu si shoku im i ftoj artistë të dalinse përpara se të jemi VIP-a jemi qytetarë.

Jam për të gjithë ata pensionistë për të gjithë ata pensionistë që nuk ndezin dot kaloriferin se kanë frikë se i rritet energjia elektrike. Ata që kanë frikë të blejnë ushqime në supermarket. Gjyshërit tanë që kanë punuar gjithë jetën dhe nuk kanë marrë asgjë. Jam shumë krenar që jam këtu me juve”, u shpreh Xhoda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!