Djemtë e familjes Bushati ishin pjesë e programit ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, ku biseduan për marrëdhënien që kanë me muzikën. Djali i këngëtarit Ervin Bushati, Anteo sapo ka publikuar këngën e tij të re “Ti po don”.
Çfarë i tha Ervini, djalit kur i tregoi se do bënte një këngë?
“Lere bab se jam ba me e lon unë do me e fillu ti”, tha Ervini duke qeshur. Ndërkohë që Anteo shtoi: “Pa bërë një këngë nuk të lë rehat”.
Ata u surprizuan nga mesazhi në zarfin konfidencial të bërë nga Etleva, bashkëshortja e Ervinit. Ajo djalit i uron shumë suksese në jetë, ndërkohë që e këshillon në lidhje me vajzat. Sigurisht që nuk mund të mos linte pa thënë diçka për Ervinin, të cilit i nënvizon se duhet të mësohet me idenë që ajo nuk do të plaket kurrë. Mesazhe të cilat emocionuan por dhe shkaktuan të qeshura, pasi djemtë kuptuam mesazhet e “koduara” mes tyre.
Ermali e pyet Alteon në lidhje me atë çka mami i tij i thoshtë në mesazh dhe ai tregoi: “Problem Instagrami se shumë shpesh gocat më thonë që dua të bëj një bashkëpunim me ty”.
Ndërkohë Ervini teksa qeshi kur dëgjoi porosinë që Eva kishte ndaj tij tha se ka një histori që lidhet me ditëlindjen e saj. Kur e kemi festuar të fundit, tregoi Vini, i thamë me shaka “Edhe 100 vite plake”, jo më tha “jo plak u bëfsh ti se unë jam gocë e re”./abcnews.al