“Babanë e vrava unë”, përcillet në banesën e fundit Pëllumb Meta, u vra dhe gropos pranë banesës nga fëmijët

schedule11:24 - 24 Shkurt, 2024

schedule 11:24 - 24 Shkurt, 2024

Pëllumb Meta 50-vjeç është dërguar në banesën e fundit. Sipas policisë 50-vjeçari u vra nga djali i tij që më pas u ndihmua nga vëllai, motra dhe nëna për të groposur trupin e babait në kasollen e banesës dhe më pas për të zhdukur gjurmët.

Djali i tij, Hysen Meta pasi është ballafaquar me provat ka pranuar vrasjen. Në armën e krimit janë gjetur shenjat e gishtërinjve.

25-vjeçari ka deklaruar se ka pasur një konflikt mes tyre dhe nga debatet e shumta ka marrë armën dhe ka qëlluar me katër plumba në drejtim të babait.

“Në dëshminë e tij ai ka thënë se gjithçka ka ndodhur në moment, por më pas kanë planifikuar fshehjen e trupit”, ka thënë gazetari Leonidha Musaj.

Trupin e kanë transportuar në orët e vona të mbrëmjes. Pasi kanë menduar gjithçka të katërt, dy djemtë vajza dhe nëna, kanë shkuar në polici për të denoncuar zhdukjen.

Arma e zjarrit u gjet në një zonë kënetore dhe ishin provat shkencore që hodhën dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!