“Babalja”/ Gjykata e Tiranës nuk ndryshon masat e sigurisë për Veliun, Alizotin e Olldashin

schedule15:20 - 12 Nëntor, 2018

schedule 15:20 - 12 Nëntor, 2018

Gjykata e Tiranës la të pandryshuara masat e sigurisë të dhënë me herët nga Krimet e Rënda për tre nga katër personat e vënë në hetim për çështjen “Babalja”. Ata akuzohen për “kallëzim të rremë”, në lidhje me audio-përgjimin ku pretendohet se Albert Veliu, Babalja, bisedonte me vëllain e ish-ministrit të brendshëm për çështje droge.

Sipas vendimit të Fredi Alizoti do të vijojë të hetohet më masën e sigurisë “arrest në burg” ndërsa gazetari Jetmir Olldashi në “detyrim për paraqitje”. Gjykata la të pandryshuar edhe masën “arrest në burg” në mungesë për Babalen, masë e paekzekutuar për shkak se ai ndodhet në Kosovë në statusin e azilkërkuesit. Masa ndaj tre të dyshuarve u rivlerësua pasi Prokuroria për Krimet e Rënda shpalli moskompetencë, duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Tiranës. I katërti i dyshuar për këtë çështje është deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili hetohet pa masë sigurie. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!