Arjan Lika, djali i Myslim Likës të cilit iu bë atentat një ditë më parë në Mamurras ka dalë ditën e sotme para trupit gjykues nën masa të forta sigurie.
Mësohet se trupa gjykuese ka vendosur të shtyjë gjyqin për veprën penale plagosje, për marrjen dijeni të personit të dëmtuar. Ndaj tij rëndojnë dy akuza, ajo për vrasje si dhe për plagosje.
Lika është arrestuar si bashkëpunëtor i Eduart Lamajt në vrasjen e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në maj 2020. Gjatë përplasjes me armë mbeti i plagosur Eduart Lamaj, i cili u arrestua disa javë më vonë në një klinike private në Tiranë ku kishte shkuar për të kuruar plagën.
Babai Arjan Likës, Myslim Lika ishte duke u kthyer dje nga varrimi i së motrës, e cila kreu vetëvrasje me armë zjarri tre ditë më parë./mv.abcnews.al