Babain ia vranë, vetë u plagos/ Kush është Gjin Guri i dënuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

schedule19:41 - 27 Shtator, 2023

schedule 19:41 - 27 Shtator, 2023

DUKAGJIN- Në Malin e Shoshit si pasojë e të shtënave me armë, mbrëmjen e kësaj të mërkure, një person ka humbur jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.  Nga të dhënat e para mësohet se është ekzekutuar Zef Guri, ndërsa është plagosur djali i tij Gjin Guri.

Ky i fundit është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

 

Gjin Guri

Në vitin, 2015, u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri ndaj policisë që ushtronte kontrolle për kanabis në zonën e Dukagjinit, ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt Malit të Shoshit për të bërë të mundur identifikimin e personave dhe zbardhjen e krimit të rëndë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!