Babai plagos me thikë të birin/ Korçë, i ati tregon arsyet: Nuk pranonte të ikte në shkollë

schedule11:43 - 30 Tetor, 2024

schedule 11:43 - 30 Tetor, 2024

Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Vreshtas ku Shpëtim Çuka ka plagosur djalin për motive të dobëta.

Në dëshminë e dhënë Shpëtim Çuka tha se ai e plagosi djalin, pasi ky i fundit nuk pranonte që të shkonte në shkollë.

Për mediat foli xhaxhai i djalit të mitur, duke pohuar se I ati shpesh ankohej për djalin e tij.

Banorët e fshatit thonë se familja Çuka ishte e rregullt dhe nuk njihen si persona problematikë në zonë.

15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babi i tij është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!