“Babai ndërtoi një dhomë me thesare në Bankën e Shqipërisë”, djali i Mitrush Kutelit: Sot, nuk ekziston as si emër

schedule11:13 - 26 Shtator, 2023

schedule 11:13 - 26 Shtator, 2023

Gjatë rrëfimit në “Pas Mesnate” në ABC News, i biri i shkrimtarit të njohur shqiptar, Mitrush Kuteli, Pandeli Pasko Kuteli ka zbuluar se babai i tij ka pasur ndërtuar dhe një dhomë në Bankën e Shqipërisë, ku kishte futur një pjesë të thesareve.

Ka pasur ndërtuar dhe një dhomë në Bankën e Shqipërisë. Ky ishte një informacion që më vjen nga kushëriri i parë i babait, sepse ai me ne nuk fliste shumë gjëra. Ishim pak të vegjël. Ai kishte djalin e xhaxhait, që ka qene dhe drejtor i statistikave. Kishin dhe një dhomë, ku kishin futur një pjesë të thesareve, të cilat më pas u dorëzuan”, u shpreh ai.

Më tej, djali i shkrimtarit shtoi se babai i tij si ekonomist nuk ka marrë atë që meriton, pasi aktualisht Banka e Shqipërisë nuk e përmend as si emër në botime.

Botohen librat e bankës dhe maksimumi kujtojnë tezën e ’36, të tjera jo e jo. Madje, në disa botime që janë bërë më shumë luksoze për bankën, as nuk ekziston si emër, jo më si foto. Absolutisht nuk kam bërë asnjë përpjekje, banka kur ta gjej veten e saj, atëherë do ta vlerësoj dhe Kutelin, është puna e tyre”, theksoi ai./abcnews.al