Babai lidh fëmijët që të mos ikin, rrjeti i kthehet kundër: Ata janë njerëz, jo qen

schedule17:18 - 12 Gusht, 2022

schedule 17:18 - 12 Gusht, 2022

Një baba i pesë fëmijëve ka shkaktuar debat në internet. Ai shpërndau një video ku shihet duke ecur me fëmijët që i kishte lidhur me litar. Edhe pse kjo sipas tij është mënyrë që asnjëri prej tyre të mos humbasë, njerëzit s’e kanë pritur këtë veprim.

“Kur njerëzit më gjykojnë për përdorimin e litarëve për fëmijët e mi. Ejani të provoni të ecni një milje me këpucët e mia”, shkroi Jordan, video e së cilës u bë shpejt virale në rrjetet sociale. Megjithatë, shumë njerëz thonë se ai nuk ka bërë asnjë të keqe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DRIX (@drixxleman)

“Më mirë është të parandalosh sesa të kurosh. Po të kisha kaq shumë fëmijë, do të bëja të njëjtën gjë”, “Me pesë fëmijë, ke nevojë për këtë. Ti je një prind i përgjegjshëm”, “Meqenëse djali im dy vjeçar u përpoq të dilte me rrugë, ne përdorim edhe zinxhir”

“E shihni që siguria juaj e fëmijëve është prioritet, bravo babi”, shkruan ata që e miratojnë përdorimin e zinxhirëve. Megjithatë, ka shumë të tjerë që num janë në favor të kësaj metode dhe shprehen se po i trajton fëmijët sikur të jenë kafshë.

“Ata janë njerëz, jo qen. Po t’u mësosh sjelljen e rrugës”, janë disa komente. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!