E ardhmja e Leo Messit është ende e paqartë. Ai nuk ka rinovuar ende me PSG-në, edhe pse janë të zhytur në negociata, por ajo që duket e vendosur është që ai nuk do të kthehet më te Barcelona. Nuk hyn në planet e tij dhe as bordi i Barçës nuk ka bërë ndonjë qasje në këtë drejtim.
Jorge Messi, babai i Leos, ka pranuar se nuk e sheh më djalin e tij si lojtar të Barçës. “Unë nuk mendoj se Leo do të luajë përsëri për Barcelonën. Ne nuk kemi folur me Laportan dhe as ata nuk kanë ndonjë ofertë”, komentoi babai i yllit argjentinas në një deklaratë për “Sport”.
Presidenti katalanas e ka pranuar në raste të shumta se do të dëshironte që Messi të kthehej në Camp Nou, por rikthimi i tij duket pothuajse i pamundur.PSG i ofron edhe një vit kontratë Messit. Prioriteti i tij është të vazhdojë në Paris, por ende nuk ka një marrëveshje financiare. Në këtë sezon, Messi ka luajtur 26 ndeshje, në të cilat ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 14 asistime./ h.ll/abcnews.al