Babai i Lusit rikthehet sërish në “T’ka mami yll”, kërcen me të bijën dhe i përlot të gjithë

schedule22:25 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 22:25 - 25 Dhjetor, 2021

Këtë të shtunë në Dance Reality Show “T’ka mami yll” është një mbrëmje e veçantë, pasi konkurentët janë të shoqëruar nga familjarët e tyre gjatë performancave. Ai që i emocionoi të gjithë ishte babai i Lusit, i cili rikthehet për herë të dytë në skenë.

Performanca bab e bijë i përloti të gjithë, duke filluar nga vetë Lusi, anëtarët e jurisë dhe deri te mamatë.

Moderatorja Ilda Bejleri e konsideroi si baba shembull, pasi ishte i vetmi që ka vendosur të shoqërojë vajzën publikisht.

Nga ana tjetër Riselda Sejdia u shpreh: “Më keni pëlqyer jashtë maase, ti me ato lotët e tu. Më keni pëlqyer me ato padjeshkat. Babi dukej si një profesionist, që e kishte baletin për ca kohë dhe ishte rikthyer sërish. Erdhi shumë shumë bukur interpretimi, shumë emocion, e përshtatur bukur. Lusi gjithashtu e fuqishme edhe kur bëhet fjalë për koreografi që janë të qeta”.

Ndërkohë babai i Lusit tha i përlotur: “Jam shumë i emocionuar dhe i kënaqur që arrita të jap atë që kam mundësi për Lusin”.

LEXO EDHE: “Policia italiane me dënoi me arrest shtëpie”, i ati surprizon konkurenten në “T’ka mami yll”: Ishe shpëtimi im

Kujtojmë që para disa javësh përmes një videomesazhi, ai ka treguar të gjitha sakrificat e mëdha që ka bërë për të dhe familjen, duke u ndalur veçanërisht te periudha kur ishte në arrest shtëpie në shtetin italian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!