Babai i Kostandinos Kaçifas merret në pyetje në prokurori

schedule15:38 - 2 Nëntor, 2018

schedule 15:38 - 2 Nëntor, 2018

Babai i 35 vjeçarit Jani Kacifa, i eliminuar nga forcat RENEA në Bularat gjatë një shkëmbimi zjarri, ishte të premten tek Krimet e Rënda. Ai u pyet për dy orë për llogari të hetimit të nisur mbi rrethanat e vrasjes së të birit. Ndërkohë prokuroria ende nuk ka autorizuar familjarët të tërheqin trupin e 35 vjeçarit.

Për dy orë me radhë, Jani Kacifa, babai i Konstandino Kacifas, i ekzekutuar nga forcat RENEA në fshatin Bularat, u mor në pyetje në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Kacifa u thirr nga ana e prokurorit Njiazi Seferi pas kalimit e hetimit të vrasjes së djalit të tij në Prokurorinë për Krimet e Rënda. I moshuari mbërriti në godinën e xhamtë mesditën e së premtes, i shoqëruar nga një avokat dhe nga nje person i rrethit familjar.

Burime pranë organit të akuzës bënë me dije se Jani Kacifa u pyet nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në mënyrë të detajuar për gjithë dijeninë e tij mbi agresionin e të birit paraditen e 28 tetorit në fshatin Bularat dhe për rrjedhën e ngjarjes në vijim deri në përballjem e tij me efektivët e RENEA-s. Pyetja e tij u pa e nevojshme për shkak të pretendimeve të ngritura prej tij se i biri është qëlluar nga distancë e afërt.

Gjatë dhënies së shpjegimeve, Kacifa ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes ku humbi jetën i biri.

Ardhja në prokurori e Jani Kacifës u ndoq me interes edhe nga dy grupe xhirimi të televizioneve greke.

Në këtë moment Jani Kacifa sapo kishte përfunduar seancës e pyetjee, por japë asnjë koment për mediat. Avokati i tij tha se klienti ndjehej tepër i lodhur.

Disa minuta më vonë, pasi morën dhe një kontakt me prokurorin Seferi, Kacifa u largua nga godina nga dera e pasme, duke shmangur kontaktin me gazetarët. Sipas burimeve, Prokuroria për Krimet e Rënda ende nuk ka lëshuar një autorizim që familjarët të tërheqin trupin e Kacifës nga Mjekësia e Ligjore, për shkak të veprimeve të nevojshme nga ana e grupit të ekspertizës.

Konstandin Kacifa u qëllua nga efektivët e RENEA-s në shpatin pranë Bularatit, teksa nuk pranoi të dorëzohej dhe hapi zjarr drejt forcave të policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!