Babai i dy vëllezërve që u ekzekutuan në Durrës: Servisin e bleva me kredi, shteti të kapë autorët

schedule18:50 - 29 Prill, 2020

schedule 18:50 - 29 Prill, 2020

Kol Haxhia, babai i dy vëllezërve që u ekzekutuan me armë zjarri dy ditë më parë në Durrës shprehet se servisin që kishin te tregu i makinave në qytetin bregdetar e kanë ngritur me kredi, rreth 40 mijë euro që kanë marrë.

“Unë punoj mekanik, privat. Besmiri dhe Tori kishin hapur një servis makinash që punon me të, dhe një lavazh. Kanë marrë kredi banke rreth 40 mijë euro, prandaj kërkoj ndihmë nga shteti”.

Ndërkohë që daja i dy vëllezërve tha se nipërit e tyre janë rritur me halle dhe se të afërmit e tyre nuk kanë parë asnjë shqetësim tek vëllezërit Haxhia që të mund të dyshonin se ishin të shqetësuar.

Ndër të tjera daja i tyre tha se nuk janë në dijeni për asnjë shkak apo konflikt të tyre ndërkohë që Viktori ishte në prag fejese.

“Ata janë rritur me halle, kanë ardhur nga Gjegjani i Pukës,kanë jetuar si gjithë shqiptarët me baraka. Me punë krahu, i ati bëri një shtëpi, kur ata u rritën filluan të punonin. Njëri merrej me tregti makinash ndërsa tjetri mbaroi shkollën e lartë dhe pati hapur një biznes exchange, mori dhe dëshminë e avokatit dhe u emërua edhe si pedagog në universitetin e Durrësit. Puna e tyre ishte e pastër, nuk janë marrë me biznese të tjera përveç këtyre. Deri tani nuk dimë dhe nuk kemi asnjë indicie për shkaqet e kësaj ngjarje. Ata kanë qenë shumë të qetë dhe nuk kemi parë ndonjë gjë që të dyshonim se kishin diçka.  Viktori ishte në prag fejese, e kishte lënë në qershor për ceremoninë”.

Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan dy ditë më parë brenda makinës së tyre në zonën e quajtur “Nishtulla”, në lagjen 15 në Durrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!