Babai i David Silvës sinjal Lazios: Djali im e dashuron Serie A

schedule11:19 - 7 Gusht, 2020

schedule 11:19 - 7 Gusht, 2020

Zërat për një kalim të David Silvës në Seria A sa vijnë edhe shtohen. Në ditët e fundit po flitet shumë për një transferim të fantazistit të Manchester Cityt tek Lazio dhe tashmë është babai i spanjollit që i hedh akoma më shumë benzinë zjarrit.

“David më ka thënë para ca kohësh se ai kërkonte largimin nga Manchester në përfundimin e kësaj dekade. Unë do dëshiroja që ai të qëndronte në Europë dhe mund t’iu konfirmoj se djali im e pëlqen shumë futbollin italian dhe Seria A,” deklaron për “El Transistor” Fernando Silva.

“Në këtë moment në drejtim të tij ka shumë oferta dhe ai duhet të bëjë zgjedhjen e tij. Mua do të më pëlqente nëse do të zgjidhte Lazion, pasi kjo është një mundësi shumë e mirë për të. David mund të luajë në Seria A deri në moshën 40-vjeçare. Ideja për rikthimin në Spanjë qëndron, ku dera e Valencias është gjithmonë e hapur për të”, mbyll babai i mesfushorit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!