Babai i 2 fëmijëve u vra nga ish-fqinjët për një rrugë dhe një çezmë

schedule13:01 - 8 Shtator, 2018

schedule 13:01 - 8 Shtator, 2018

Një rrugë e fshatit dhe një çezme janë bërë shkak për vrasjen e 43 vjeçarit Alket Muho në Memaliaj. Autorët babë e bir u arrestuan të premten në darke dhe më herët kishin banuar në zonën ku kryen krimin.

43 vjeçari Alket Muhaj u vra nga ish-komshinjtë e tij. Babë e bir u arrestuan nga policia të premten në darkë. Autorët dhe viktima kishin pasur konflikte të përsëritura për pronësinë. Të afërmit thonë për ABC News se grindjet ishin të shpeshta dhe shkak është bërë një rrugë e fshatit Rabie dhe një çezmë që përdorej prej tyre.

Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç, banonin në Sarandë, por kishin jetuar më herët në zonën ku ekzekutuan fqinjin e tyre. Babai i dy fëmijëve u qëllua për vdekje me armë zjarrri të enjten në vendin e quajtur Bolovec. Ai nuk mundi tu mbijetojë plagëve dhe trupi i pajetë është gjetur nga familjarët në tokat e tyre. Akuzat ndaj autorëve janë vrasje me dashje dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!