“Babai e parandjeu vdekjen”, e bija e Ismail Lulanit zbulon dhuratën e fundit që i bëri i ati

schedule12:56 - 12 Prill, 2023

schedule 12:56 - 12 Prill, 2023

Vajza e piktorit të njohur, Ismail Lulanit, Ormira Lulani ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, se babai e parandjeu vdekjen, ndonëse për ta ishte në mënyrë krejt të papritur. Ajo kujton me shumë nostalgji dhuratën e fundit që ka marrë nga ai, një portret për ditëlindje.

Sakaq, Ormira thekson se te portreti, ai kishte shkruar edhe emrin e saj, të vëllait dhe nipit.

Portreti është dhurata e fundit që më ka bërë, ma ka dhënë dhuratë për ditëlindje. Më 12 shtator kur ka qene ditelindja ime dhe është një ndër tablot dhe punimet më të bukura që më ka lënë, sepse ndoshta ishte i fundit. Sepse një muaj pas ditëlindjes u nda edhe nga jeta dhe mënyra se si e ka bërë ka shumë dashurin brenda. Aty me fustanin e kuq, këpucët e bardha, mbështetur te një trung peme, ku mbrapa trungut janë edhe emri im, por dhe i vëllait tim, Koli dhe i nipit tim Enit.

Ndonjëherë kur unë shoh punimet e fundit të tij, në mendjen time them sikur ai e parandjente diçka, edhe pse iku në mënyrë shumë të rastësishtme, sepse ishte shumë i ri akoma, vetëm 69 vjeç”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!