Magjia e festave të fundvitit gëzon më së shumti fëmijët. Babagjyshi që sjell dhurata vijon të mbetet ndër shekuj një nga traditat më të bukura të Krishtlindjes. Mos ekzistenca e tij reale është ndoshta e vërteta e parë e hidhur që mësojnë vogëlushët në jetë. Edhe Tirana është përfshirë tashmë nga atmosfera e festave dhe vogëlushët e kryeqytetit takojnë cdo ditë babagjyshin në sheshin skënderbej. Nuk ka slitë me drerë, por shumë dashuri për fëmijët.
“Çfarë do ti kërkosh babagjyshit? Dua kukull? Babagjysh do t’ja sjellësh dhuratën vajzës? Shumë dhurata do t’i sjell, vajzë e mirë shumë kjo.”
Dani eshte jo vetem babagjyshi i dhuratave. Ai eshte 82 vjec dhe cdo vit para festave te fundivitit del ne shesh per te kenaqur femijet
Permes fotografive prindërit fiksojnë një kujtim të bukur të fëmijëve nga takimi me Babagjyshin.
“Kërkojnë dhurata, përditë i gënjej. Duan lodra. Do t’ua plotësoj them.”
I moshuari i veshur si Babagjysh dhuron emocione të bukura për të vegjlit në këto ditë festash.
“Sa me shohin mua, hidhen ne qafe babagjyshi edhe une i perqafoj.”
82 vjeçari, ka punuar 43 vite si mësues në zonën e Martaneshit. Ndonëse në pension, nga dëshira për të qenë sërish pranë fëmijëve i lindi ideja të vishet si babagjysh.
“Kam qenë mësues biologjie në 8 vjecare. Shumë vite drejtor shkolle. Tëre jeten kam marre pjese ne aktivitete artistike, jo vetem ne martanesh por edhe në Tiranë.”
Nuk mungon asnjë ditë në sheshin skënderbej, ndërsa thotë se ne fillim familjarët nuk e kanë pritur mirë dëshirën e tij për të qenë babagjyshi i festave.
“Djemtë nuk e kanë me qejf se thonë del atje te pemë e vitit të ri, por nuk ka ndonje gjë s’jam duke u zënë me njeri, unë vishem dhe bejnë fotografi me mu. Shko nëpër kafe më thonë, po çfare kafeje more.”
Në Tiranë është tashmë i njohur, qindra fotografi në ditë shkrepen me të. Në shesh e kanë takuar të veshur babagjysh edhe të njohur dhe ish nxënës të tij.
“Më kanë pare, kane ardhur e kane berë fotografi, o po si babagjysh me thonë. Dhe iu them po babagjyshi nuk rri sic ka qene, ndryshon.”
Ekziston apo jo babagjyshi? Po- I pergjigjet 82 vjeçari pyetjes legjende , persa kohe femijet e duan dhe rriten me imazhin e tij te pandare nga festa e Krishlindjes.