Baba Mondi: Njerëzit sot i janë kthyer besimit! Samarxhi: Harmonia fetare është thesari më i madh që kemi si komb!

schedule20:33 - 10 Prill, 2024

schedule 20:33 - 10 Prill, 2024

Besimtarët myslimanë festuan këtë të mërkurë festën e Fitër Bajramit. Besimtarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet për të falur namazin. Por edhe në qytete të tjera, falja u bë në sheshe dhe xhamitë kryesore.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, u shpreh se njerëzit i janë kthyer besimin. Ai shpjegoi se besimi të jep forcë dhe mirësi.

“Njerëzit i janë kthyer besimit që jep forcë dhe energji, jep mirësi paqe dhe gjithçka. Ne krijojmë familje pa pasur problem për besimin e tjetrin. Faktorët janë bërë për të bashkuar njerëzit. Profetët nuk i kemi sjellë ne, por perëndia për ta na udhëhequr në rrugën e drejtë. Në muajin e Ramazanit ka zbritur Kurani që tregon historinë, janë libra që na mësojnë për paqen. Besimi ka sjellë vetëm urtësi, dashuri dhe paqe. Jemi sakrifikuar për njerëzimin, për të mbrojtur të vërtetën”, tha Baba Mondi, duke shtuar: “Misioni i librave të shenjtë është të njohësh veten”.

Ndërsa Ferdinand Samarxhi u shpreh se thesari më i madh që gëzon vendi unë është toleranca dhe bashkëjetesa fetare.

“Thesari më i madh që kemi ne si komb, që kemi harmoni, tolerancë dhe bashkëjetesën fetare. Gjithë profetët dhe besimi që krijuan ata bënë që kjo perandori e madhe e besimit është sot gjallë dhe mbi këtë besim ecën përpara në rrugën drejt emancipimit”, tha Samarxhi.

Kreu i KMSH Bujar Spahiu u shpreh: “Me rëndësi është që të gjithë profetët kanë qetë të përkushtuar për një jetë të begatë në këtë planet. Ka prej tyre edhe që janë vrarë, në atë kohë. Me rëndësi është që vlerat universale, humanizmi, respekti reciprok të jetësohen”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!