BA2 dominues në vend, mjeku: Ka përhapje të shpejtë, nuk ka nevojë për masa shtesë

schedule15:55 - 6 Prill, 2022

schedule 15:55 - 6 Prill, 2022

Në vendin tonë aktualisht është dominues varianti BA2 i Omicron. Shefi i shërbimit të sëmundjeve interne dhe mjeku infeksiolog i spitalit Hygeia Arben Pilaca, tregon karakteristikat e këtij nën varianti.

“Nga ana epidemiologjike kemi një nëntip që është më transmetues, një klinikë të ngjashme me pak veçoritë e veta që është paraqitja e formës gastroitensinale. Nga ana tjetër përkthimi nëpër spitale nuk është reflektuar”, ka thënë ai.

Edhe pse situata e pandemisë mbetet e qëndrueshme, mjeku këshillon mbajtjen e maskës sidomos në institucionet shëndetësore, si edhe kujdes të shtuar tek një kategori e caktuar.

Koronavirusi është midis nesh. Ne duhet të vazhdojmë të kemi qasjen tonë ndaj kësaj pandemie. Sigurisht nuk do të vazhdojmë me ato masat e shtuara siç është karantina, green pass e kështu me radhë. Unë do thosha që një kujdes duhet prap dhe ky kujdes duhet të monitorohet nga institucionet përkatëse. Por këto masa duhen të paktën në institucionet shëndetësore, por edhe tek një grup vulnerabël siç janë të moshuarit apo ata me sëmundje serioze”, është shprehur mjeku.

Apeli i mjekut për të gjithë qytetarët është vaksinimi i plotë anti-covid, pasi në këtë mënyrë shmangim simptomatikën e rëndë apo edhe fatalitetet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!