AXHENDA/ Ministri Hasani nis turin rajonal nga Kosova, takime me Osmanin dhe liderët politikë

schedule08:44 - 16 Janar, 2024

schedule 08:44 - 16 Janar, 2024

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani nis të martën turin tre ditor rajonal, ku do të vizitojë Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Sot, ai do të zhvillojë takime me liderët politikë në Kosovë, përfshirë homologen e tij Donika Gërvalla, presidenten Vjosa Osmani dhe krerët e partive politike.

Pas takimit me Gërvallën, ata pritet të mbajnë edhe një konferencë për shtyp. Takimi me kryeministrin Albin Kurti nuk është i mundur pasi ai ndodhet në Davos për forumin ekonomik. Të mërkurën, ministri Hasani do të udhëtojë drejt Shkupit, ndërsa turin tre ditor do ta mbyllë të enjten në Mal të Zi.

AXHENDA:
09:00 Takim me Zëvendës Kryeministren dhe Ministres e Punët të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla

10:00-Konferencë për shtyp e ministrave Hasani dhe Gërvalla

10:25 – Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu

11:15- Takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Sh.T. Glauk Konjufca

14:15- Takim me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi

15:00 – Takim me Kryetarin PDK, z.Memli Krasniqi

16:00- Takim me Kryetarin e LDK, z.Lumnir Abdixhiku

16:45- Vizitë në KFOR, takim me komandantin e KFOR

17:30- Takim me Kryetarin e AAK, z.Ramush Haradinaj

18:20- Takim me Kryetarin e lëvizjes Nisma, z.Fatmir Limaj

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!