Avramopulos: Viza për shqiptarët nëse kërkojnë azil në BE

schedule15:26 - 5 Tetor, 2018

schedule 15:26 - 5 Tetor, 2018

Shqipëria rrezikon rikthimin e regjimit të vizave nëse kërkojnë azil në BE më shumëse gjysma e shqiptarëve që dalin jashtë vendit. Paralajmërimi u bë në Tiranë nga Komisioni Europian për emigracionin Dimitris Avramopulos, gjatë një ministeriali të Bashkimit Evropian  dhe Ballkanit Perëndimor për Çështjet e Brendshme.

Shqipërisë i duhet të ulë rrezikun e emigracionit të paligjshëm në të kundërt Bashkimi Evropian do të rikthejë vizat.

Është Komisioneri Evropian për Migrim, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos që sqaron se çfarë e aktivizon mekanizmin e pezullimit të vizave.

“Mekanizmi i pezullimit të vizave nuk është vënë në lojë, por nëse ka një rritje të emigracionit me mbi 50 të emigracionit të paligjshëm dhe ka refuzim të kthimit në vendlindje atëherë ekziston edhe kjo mundësi.”

Një mundësi tjetër është dhe nëse ka cënim të sigurisë nga aktet terroriste edhe në këto raste kërkohet aplikimi i vendosjes se mekanizmit të pezullimit të vizave.

“Për momentin nuk ka problem, por ne po monitorojmë situatën”.

Duhen rritur përpjekjet në rajon që të ulet më tej emigracioni dhe kontrabandimi, tha komisioneri Avramopulos duke i kujtuar partnerët dhe kolegët e Ballkanit Perëndimor për rëndësinë, jo vetëm të abuzimit me sistemin e azilit, por dhe të përafrojnë politikat e tyre të vizave me BE që të mos rrezikojnë mundësinë e lëvizjes pa viza drejt BE.

Deri në fund të vitit do të bëhet një vlerësim i situatës dhe do të hartohet një raport.

Këto përgjigje i dha interesimit të gazetarëve komisioneri Avramopulos në konferencën e përbashkët për shtyp pas mbledhjes së ministerialit të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor për Çështjet e Brendshme të Drejtësisë, i cili u zhvillua në Tiranë.

Gjatë këtij Ministeriali u nënshkruan 3 marrëveshje që kanë në qendër rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, menaxhimit të kufijve dhe luftën kundër drograve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!