Avokati ndërron jetë në mes të rrugës

schedule15:34 - 13 Maj, 2022

schedule 15:34 - 13 Maj, 2022

Një avokat i njohur grek është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në mes të rrugës në afërsi të Gjykatës.

Sipas informacioneve nga thebest.gr, më herët avokatit i kishin rënë të fikët teksa ndodhej në Gjykatën Penale të Patrës në rrugën Gounari.

Pas kësaj ai tha se ndihej mirë, e për këtë arsye doli nga salla e Gjykatës së Patras, por ndërsa ishte duke ecur, ra për në tokë në gjendje të fikti.

Edhe pse ambulanca mbërriti në pak minuta dhe ai u transportua në spital, mjekët nuk mundën ta rikthejnë në jetë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes të jetë një goditje në zemër.Vdekja e tij e papritur ka shkaktuar pikëllim të thellë në botën juridike të Patras por edhe në shoqëri pasi i ndjeri ishte një pesonazh i dashur për të të gjithë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!